Një 22-vjeçar ka vdekur këtë të premte si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës, përcjell InLajmi
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Më tej ai tha se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë /InLajmi/
