Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Policinë e Kosovës në veri të vendit, përcjell InLajmi
Sveçla tha se vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës, teksa shtoi se synimi është që Kosova të bëhet shembull i demokracisë.
Postimi i plotë i tij:
Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës.
Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë! /InLajmi/
