Për ta shtensionuar situatën në veri, kryeministri Albin Kurti ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian.
E kjo tërheqje sipas deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati është bërë për shkak se Kurti rrezikohej të sanksionohej.
“Me u tërhjek sepse porse nuk e bëri këtë planin, sepse ky e ka nënshkruar se është fatal neni shtatë i autonomisë territoriale për serbët, atëherë me siguri që ky do t’i nënshtrohej edhe ndonjë mase apo sanksioni personal deri në non grata, nga aleatët tonë, dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse u tërheq. Sepse kur e godet këtë në karrierën personale, sepse një sanksion i tij personal do t’ia digjte karrierën komplet, dhe atëherë ky tërhiqet”, tha ai
Kastrati thotë se gjendja e Kosovës është ashtu siç dëshiron Serbia e Rusia, shkruan FrontOnline
“Tani kemi atë se çfarë do Serbia dhe Rusia. Vetëm Vladimir Putini dhe Albin Kurti kanë sanksione nga perëndimi. E vërtetë, mundet mos me besu edhe sytë, por ky është një fakt shumë i gjallë, pikërisht këtë e dëshiron Serbia dhe Rusia”, deklaroi ai për Front Online.