Ish-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin për Integrime Evropiane duke thënë se nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendi, përcjell InLajmi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin, por është obligim kushtetues dhe Qeveria nuk mund t’i iket kësaj përgjegjësie.
Hoti u shpreh se është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, të bëhet dialog nëpër hotele e plazhe.
Postimi i plotë i tij:
Nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit.

Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie.
Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme/InLajmi/