Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në 3 muajt e fundit prill – qershor kanë shpenzuar miliona euro.
Në një raport të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 1.202.399 euro.
E 2-ta që ka shpenzuar 202.000 euro është partia më e madhe opozitare në vend Partia Demokratike e Kosovës.Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku për 3 muaj ka shpenzuar 130. 887 euro.
71.210 euro janë shpenzimet për këto 3 muaj të fundit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Krejt këto shifra janë publikuar në me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike
Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve, shkruan GazetaBlic.

Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.