Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit të tij në Francë në vizitë zyrtre të enjten ka takuar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës Yaël Braun-Pivet, i cili tha se në këtë takim frytshëm theksuam nevojën për thellim të bashkëpunimit mes 2 vendeve tona aleate, përcjell InLajmi.
Konjufca theksoi se me zyrtarët e lartë të Francës, ka shprehur interisimin që shteti i Kosovës ka për thellimin e bashkëpunimin me shtetin e Francës në të gjitha nivelet.
Ndër të tjera ai theksoi se partneriteti mes të 2 vendeve jo vetëm që është i vazhdueshëm dhe i palëkundur, duke lëvruar gjithë potencialin institucional, kulturor, ekonomik e politik.
Kryekuvendari gjithashtu thekësoi se me zyrtarët e lartë francezë diskutuan për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht.
Postimi i plotë i tij:

Sot kisha kënaqësinë që në kuadër të vizitave zyrtare në Francë, i shoqëruar nga Ambasadori Mehdi Halimi, Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, të takoja Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Valérie Rabault, Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, z. Jean-Louis Bourlanges, Deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, z. Frédéric Petit dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, z. Jean-Philippe Ardouin.
Në këtë takim miqësor dhe të frytshëm theksuam nevojën për thellim të bashkëpunimit mes 2 vendeve tona aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve tona parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.
Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes 2 vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë.
Homologen time, znj. Yaël Braun-Pivet e falenderova për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon. Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës.
Diskutuam për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht. I theksova zj. Yaël Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta/InLajmi/