Ish-Kryeministri i Kosovës Avduallah Hoti, ka përmendur 4 probleme të pagës minimale që u miratua javën e kaluar me ligj, përcjell InLajmi.
Si problem të parë ai e përmendi mospërfilljen e procedurave ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi siç tha ai nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë.
Ndërsa si problem të 2-të tha Hoti është është formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës.
Problemi 3-të, tha Hoti është se janë në shkelur 2 konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale.
Tutje deputeti si problem të 4-të tha se është niveli prej 250 euro i pagës minimale, që është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, duke thënë se sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.

Postimi i plotë i tij:
4 problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar me ligj:
- Nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë (qeverisë, bizneseve dhe sindikatave),
- Nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës,
- Janë shkelur 2 konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale,
- Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare/InLajmi/