Profesori i studimeve për siguri, Miroslav Bjegoviq, tha se tani për tani ka vetëm deklarata se do të ketë sanksione për Kosovën, por asnjë veprim konkret nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa ka frikën se situata në veri të Kosovës do të përshkallëzohet, transmeton InLajmi.
“Përveç mesazhit se administrata e Prishtinës dhe vetë Kurti do të dënohen, veprime konkrete nuk shohim. Gjithçka që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur në takimin me Stoltenberg, është diçka për të cilën ata janë të vetëdijshëm dhe për fat të keq, këto gjëra po inicohen nga qendrat e inteligjencës perëndimore, përmes Kurtit, në veri të Kosovës”, theksoi Bjegoviq.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë konkrete nga ana e Prishtinës për deeskalim të situatës në veri.
“Është një lojë që nuk çon askund. Për mua 2 gjëra janë vendimtare, e para se u theksua se Kosova nuk është më çështje politike, por çështje numër një e sigurisë, gjë që na shpie në përfundimin se në ditët në vijim mund të presim një situatë edhe më të keqe të sigurisë në Kosovë. E 2-ta është nëse KFOR do ta përmbushë misionin e tij kryesor në të ardhmen?”, tha Bjegoviq.
Nga ana tjetër Drejtori Ljubisha Ristiq thotë se veprimi i bashkësisë ndërkombëtare përfaqëson një lloj shantazhi.
“Ajo që po bën bashkësia ndërkombëtare, pra amerikanët dhe evropianët, është shtrëngimi i situatës për të detyruar gjëra që normalisht kalojnë atë që quhet vija e kuqe tek ne”, tha Ristiq për Pink.
Ai përmendi se në Ohër nuk është nënshkruar asnjë dokument pikërisht sepse dihet se cilat janë vijat tona të kuqe.
“Terrori në Kosovën dhe gjithçka tjetër është programuar që ne si shtet dhe udhëheqja jonë të mbështetemi për muri dhe të detyrohemi të bëjmë disa gjëra që nuk janë të pranueshme për ne”, ka shtuar Ristiq dhe ka theksuar se KFOR-i nuk ka qenë asnjëherë i paanshëm.
Diplomati në pension Branko Brankoviq, duke folur për dronët që po blen Prishtina, vlerësoi se për shkak të situatës së palakmueshme aktuale, Turqia është shantazhuar nga bashkësia ndërkombëtare për t’iu shitur “Barjaktar”.

“Jam i bindur që e kanë shantazhuar. Nuk është e sigurt që Turqia me aq dëshirë, ashtu si ka pranuar që ata dronë të vijnë në Prishtinë. Është një lojë që shkakton dëme serioze”, tha Brankoviq/InLajmi/