Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj këtë të mërkurë bëri të ditur se e ka mirë pritur Projektligjin e Senatit Amerikan, përcjell InLajmi
Mehaj tha se ky projektligj parasheh bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën ushtarake.
Ai theksoi se ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të bëhet me SHBA-të.
Postimi i plotë i tij:
Është për tu përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.

Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik. /InLajmi/