Komandanti i Forcës e Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30 vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, përcjell InLajmi.
Komandanti i FSK-së, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardave Kombëtare, në Uashington DC.
Në komunikatë thuhet se “Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën”.
“Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë. Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori të veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas”, thuhet në njoftimin zyrtarë të FSK-së.
Tutje thuhet në njoftimin zyrtarë se Gjenerali Jashari së bashku me Gjeneral Majorin Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës/InLajmi/