Nnë Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale në shumicën e territorit pritet të lëvizin nga 34 deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale në shumë vise do të arrijnë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në zonat më nxehta ato mund të prekin shifrën 40 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm na pret edhe ditëve të ardhshme, pra me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe po ashtu do të ketë rritje të temperaturave minimale ose të natës dhe mëngjesit. Rekomandohet kujdes shumë i madh gjatë orëve të mesdites, ngase personat e ndjeshëm mund të pësojnë goditje diellore dhe dehidrim, shkruan Meteo Ballkan.
Të martën pasdite ose mbrëmje dhe të enjten në disa vise në Kosovë dhe Maqedoni mund të ndodhë ndonjë zhvillim i rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë të koncentruara në zona kryesisht kodrinore-malore.