Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka folur edhe për takim me shefin e NATO-s, ndërsa ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për takim dhe se pret që takimi me të të mbahet në ditët në vijim, transmeton InLajmi.
Vuçiq gjatë një vizite në punimet për ndërtimin e rrugës nga kryqëzimi i Pozharevcit, përmes Veliko Gradishtës, deri në komunën e Golubacit, ka deklaruar se në periudhën e ardhshme do të pasojë “mashtrimi” i perëndimit në lidhje me Kosovën.
“Do të shihni një mashtrim të paraqitur nga disa nga perëndimi, që është: “kthehuni dhe flisni normalisht, arrestuam 40 serbë, i kërcënuam pak se do të vazhdojmë me arrestime tjera, por depërshkallëzimi ndodh kur ata të tërhiqen nga diçka. Askush nuk e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë, sepse ata duhet të mbrojnë foshnjën e tyre (Kosovën)”, tha Vuçiq.
Ai ka pyetur se si SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe nuk ka sanksione për ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“E di shumë mirë se për çfarë kemi biseduar gjatë gjithë këtyre muajve, e di çfarë më thanë e çfarë ju thashë. Nuk do të ketë sanksione për ta, sepse ata din se si duhet bër balansi”, tha Vuçiq dhe shto se politikën ime është në të more të Serbisë, shkruan Danas.
“As amerikanët dhe as rusët nuk do ta udhëheqin politikën time, politika që unë drejtoj duhet të jetë e mirë për Serbinë dhe popullin serb”, tha presidenti serb/InLajmi/