Kësaj vere i’u shtua edhe një bashkëpunim tjetër që pritet të jetë hit, i cili erdhi nga reperi Noizy dhe këngëtarja Dhurata Dora me titullin “Kallma”, përcjell InLajmi.
Teksti i këngës “Kallma” është shkruar nga vetë artistët si dhe Tonic & Denk me producim të Panda Music, ndërsa beat-i u realizua nga DJR Beatz dhe Bannzz me miksim nga Tonic dhe Avaxus.
Për videoklipin është kujdesur produksioni i njohur shqiptar Entermedia, kënga është me një pamje mjaft verore e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Kujtojmë që të 2 artistët e dashur për publikun janë aktivë si me koncerte ashtu edhe me projekte muzikore.
Bashkëpunime të tjera akoma priten ,vera akoma nuk ka mbaruar/InLajmi/.