Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, tha se partia e tij shprehet e shqetësuar që Qeveria e Kosovës i ka mbajtur të fshehta masat që janë marrur nga BE-ja, raporton InLajmi.
“Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”, tha ai.
Tahiri tha se masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet aleate dhe se gjendja është e mjerueshme.
“Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje. Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhornac ka telashe edhe të brendshme”, shtoi Tahiri.
“Sot ne do ta kemi një takim të rëndësishëm që do të marrim një vendim të qartë sa i përket vendit tonë”, tha ai/InLajmi/.