Superhëna e parë e vitit 2023 do të shihet më 3 korrik, në të gdhirë të datës 4.
Ajo do të shfaqet më e ndritshme dhe më e madhe në krahasim me çdo Hënë tjetër të plotë që është parë këtë vijë. Një superhënë ndodh kur rruzulli arrin fazën e hënës së plotë në një pikë në rrugën e saj kur vjen në afërsi të Tokës. Hëna duket pak më e madhe. Edhe pse syri i lirë mund të mos jetë në gjendje të shohë menjëherë ndryshimin e madhësisë midis një Hëne të plotë tipike dhe një superhëne, Hëna e parë e plotë e verës do të jetë më e ndritshme dhe 361,934 kilometra larg nga Toka.
Hëna në muajin korrik quhet “buck moon”. Ndërsa në përgjithësi ka 12 Hëna të plota në një vit, do të ketë 13 ngjarje të tilla hënore në 2023. 2 superhëna do të shihen në gusht, të cilat do të përfshijnë dhe një hënë blu, shkruan Albinfo.ch
Për vitin 2023, superhëna e katërt dhe e fundit do të jetë më 29 shtator.