Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të tëra poshtë skenës.
Por dje teksa po mbante koncertin e radhës në Chicago para rreth 60 mijë fansave, ylli i muzikës pati një problem.
Siç ka treguar vetë këngëtarja, një insekt i hyri në gojë teksa këndonte dhe ajo e ka gëlltitur.
“Sapo gëlltita një insekt. Më falni”, tha ajo, teksa përpiqej të “luftonte” me insektin dhe të mbante të qeshurën, ndërsa po ashtu ju drejtua fansave: “Oh, Zot, a ka ndonjë mundësi që të mos e ketë parë njeri momentin?”, shkruan Living shqip.
Pavarësisht pyetjes së pafajshme të Tay, sigurisht që të gjithë e panë, madje e bënë edhe viral castin, ndërsa ajo e përballoi shumë mirë, madje tha se me siguri do të gëlltisë edhe ndonjë tjetër, duke qenë se vendi ishte i mbushur me insekte.