Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, po merr pjesë në takimin e 5-të të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC në SHBA, përcjell InLajmi.
Statovci thekson rëndësinë e pjesëmarrjes, fuqizimit politik dhe ekonomik të grave me qëllim të forcimit të një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.
Sipas Statovcit, Kosova mbetet projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë perëndimore, dhe ky është vizioni i qartë i shoqërisë tonë, e cila aspiron standardin më të lartë të shoqërisë.
Ajo thekson se asgjë nuk e cënon lidhjen e Kosovës me SHBA-të.
Postimi i plotë i saj:
📍Departamenti Amerikan i Shtetit 🇺🇸
Me nomim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, po marr pjesë në takimin e 5-të të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC, SHBA.
Pjesëmarrja, fuqizimi politik dhe ekonomik i grave me qëllim forcimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, është shumë me rëndësi. Kosova ka përfituar shumë në këtë drejtim nga partneriteti me SHBA-të.
Rruga jonë e fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë mbetet e koordinuar fuqishëm nga ky bashkëpunim i pacenueshëm.
Kosova mbetet projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë perëndimore, dhe ky është vizioni i qartë i shoqërisë tonë e cila aspiron standardin më të lartë të shoqërisë.
Asgjë nuk e cënon lidhjen e Kosovës 🇽🇰 me SHBA-të 🇺🇸, meqë asgjë nuk cënon vizionin tonë shumë të vendosur për demokraci. /InLajmi/