Ushtarët e KFOR-it kanë hapur barrierën e metalit për t’i liruar rrugë veturës së policisë e cila ishte bllokuar nga serbët në Zveçan.
Siç shihet edhe nga pamjet, vetura është detyruar të lëvizë prapa, nga ku ushtarët e KFOR-it ia kanë hapur barrierën për ta lejuar të hyjë brenda hapësirës afër komunës kjo forcë e sigurisë po e mban nën kontroll.
Ndërkohë nuk dihet se për çfarë arsye, por Policia e Kosovës e ka mohuar se është bllokuar vetura e saj, shkruan lajmi.net.
Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur por që vetura është futur gabimisht në një rrugë nga ku më pas ka dalë.