Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, kërkon lirimin e menjëhershëm të serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa pretendon se Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq janë të pafajshëm, përcjell InLajmi.
“Sot bëhet një javë që kur policia e Kurtit ka arrestuar Radosh Petroviqin dhe Dushan Obrenoviqin, ndërsa ata ishin ulur të qetë para Komunës së Zveçanit! Fotot dhe videot e bëra atë ditë dëshmojnë qartë se Radoshi dhe Dushani janë arrestuar para çdo trazire në Zveçan”, tha Petkoviq
Ai nuk ndalet por akuzon kryeministrin Albin Kurti se po ben presion ndaj serbëve, ndërsa kërkon nga emisarët evropian që të reagojne për lirimin e 2 serbëve të arrestuar.
“Është e qartë se Kurti arreston dhe persekuton serbët e pafajshëm! A e keni parë ju, Miroslav Lajçak, Michael Davenport, Lars-Gunnar Wigemark, UNMIK, këtë dëshmi të qartë? Kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe lirimin e serbëve të pafajshëm Radosh dhe Dushan”, u shpreh Petkoviq. /InLajmi/
It is obvious that Kurti is apprehending and persecuting innocent Serbs! Have you @MiroslavLaJcak @DavenportOSCE @LarsGWigemark @UNMIKosovo seen this unambiguous evidence? We demand immediate reaction and liberation of innocent Serbs Rados and Dusan! pic.twitter.com/CpXT3QYwnm
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) June 5, 2023