Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, por që nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti, përcjell InLajmi .
Hoti për këtë e ka marrë si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër.
Më tej ai ka deklaruar se 24.86 milionë euro ishin pagesat për subvencione në bujqësi gjatë qeverisë së tij.
Postimi i plotë i tij:
Pagesat për subvencione në bujqësi:
◇ Janar-Mars 2021 24.96 mil euro, *
◇ Janar-Mars 2022 4.86 mil euro,
◇ Janar-Mars 2023 0.28 mil euro.
Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.
Kaq për mbështetjen për bujqësi.
Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve.
* Gjatë qeverisjes së LDK-së. /InLajmi