Trajneri i Kombëtares së Kosovës ne futboll, Alain Giresse ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për 2 ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.
Hekuran Kryeziu dhe Elbasan Rashani janë 2 rikthimet e mëdha te ‘Dardanët’ për këto dy sfida, derisa në listë ndodhet edhe mbrojtësi Lirim Kastrati.
Ndërkohë për herë të parë nga Përfaqësuesja A e Kosovës janë ftuar edhe Jetmir Topalli dhe Ermal Krasniqi.
Arbër Zeneli dhe Valon Berisha nuk do jenë me ekipin, por gjithashtu nuk është ftuar kampioni i Belgjikës, Arbnor Muja.
“Dardanët” kanë 2 pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën