Trajneri i njohur Ismet Munishi dhe analisti i rregullt në “Duelin Sportiv” nuk ka kursyer lavdatat për paraqitjen e sotme, të kapitenit të Lirisë, Robert Gjeraj ndaj Ferzajit.
Për Munishin Gjeraj është shembull te futbollistët e rinjë.
“Ai është shembull për këta lojtarët e rinjë, lojtarët e Instagramit dhe të rrjetëve sociale se si mbrohen ngjyrat e klubit. Është shembull si luftohet, ky kur e humb ndeshjen do e kishte pasur ndërgjegjen e pastër – sepse i dha krejtë nga vetja”, tha Munishi.
Teksa, i njëjti ishte shumë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje.
“Referimi ishte tejet në nivel sot, Visar Kastrati dhe kolegët e tij bënë një punë fantasike, sepse janë ndeshje të vështira për tu referuar”, tha ai, shkruan Dukagjini.
Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.