Policia e Kosovës bëri të ditur se 2 persona nga Ferizaj të cilët janë vëllëzër janë zhdukur, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës rastin e ka raportuar nëna e tyre, dhe ende nuk dihet për vendodhjen e tyre.
Më tej nga Policia u bë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se 2 fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet /InLajmi/