Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë si pasojë e situatës së tensionuar në veri të vendit po shihet si shqetësuese, pasi do mund t’i frikësojë investitorët potencial, duke iu shkaktuar pasiguri për të investuar në Kosovë.
Situata e tensionuar në veriun e vendit, ka shtyrë NATO-n që të dislokojë edhe qindra trupa në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Një situatë e tillë, po vlerësohet shqetësuese, për shkak se siguria e brishtë në vend, po i frikëson investitorët që të vijnë në Kosovë.
Në Aleancën Kosovare të Bizneseve, thonë se rritja e numrit të trupave të NATO-s, dërgon mesazh të keq te investitorët potencial.
Sipas kryetarit të AKB-së, humbjet kanë qenë të mëdha nga situata e tensionuar në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, javën e fundit.
Njohësit e çështjeve ekonomike, vlerësojnë se situata e krijuar javët e fundit në veri, ndikon në stopimin e investitorëve që duan të investojnë në Kosovë.
Lulëzim Beqiri, për këtë, fajin ia lë edhe situatës së destabilizuar politike në vend.
Edhe pronarë të kompanive thonë se sjellja e investitorëve është problematike, krejt kjo si pasojë e situatës së sigurisë.
Situata në veriun e vendit u ka shkaktuar probleme edhe bizneseve vendore.
Pronari i kompanisë “Frutex” në Suharekë, Shaqir Palushi thotë se telashe po e kanë edhe me ekspertët e huaj, të cilët nuk po pranojnë të vijnë, si pasojë e sigurisë së brishtë, shkruan Gazeta10.
Vitin e kaluar ishin rritur investimet e huaja direkte në Kosovë, porse këtë vit mbetet të shihet nëse situata e sigurisë do të jetë ajo që do të ndikojë në stopimin e ardhjes së investitorëve në Kosovë.