Sot në orën 18:00 ka filluar protesta e re masive e qytetarëve serbë e quajtur “Serbia kundër dhunës”.
Kjo është protesta e 5 me radhë pas tragjedive në shkollën fillore të Beogradit dhe 2 fshatra afër Mlladenovcit, ku mbetën të vdekur 18 persona.
Në protestën e zhvilluar para Kuvendit të Serbisë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe me shkrimin “Vuçiq ik”. Gjithashtu disa protestues mbanin në duar edhe fotografinë e politikanit të ndjerë nga Kosova, serbit Oliver Ivanoviq, i cili u vra vite më parë në Mitrovicë.
Kërkesat e pjesëmarrësve në protestë janë shkarkimi i ministres së Punëve të Brendshme, Bratislava Gashiq, dhe kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, shkruan Tëvë1.
Gjithashtu, kërkohet zëvendësimi i drejtuesve të RTS-së, të gjithë anëtarëve të Këshillit të Organit Rregullator të Mediave Elektronike (REM), anulimi i programeve dhe emisioneve reality që nxisin imoralitetin dhe dhunën në televizionet me frekuenca kombëtare, ndalimi i media e shkruar, përmbajtja e të cilave promovon dhunën, agresionin dhe shkel kodin gazetaresk.