Policia e Kosovës vazhdon të ketë mjaftë punë me shkelësit e rregullave në trafik.
Në njoftimet e tyre, pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohen raste të ndryshme duke përfshirë, tejkalimin e shpejtësisë, dhe mos respektimin edhe të rregullave të tjera.
Si shkak i kësaj, Policia ka shtuar edhe aktivitetet e tyre për të parandaluar shkeljet që po bëhen.
Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfillur rregullat.
Në një përgjigje të Policisë bëhet e ditur se vetëm për tre muaj shifra e lejeve të vozitjes që është konfiskuar është mjaftë e lartë.
Janë rreth 2.000 sosh.
“Ju informojmë se gjatë periudhës kohore Janar-Mars 2023, 1971 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për kundërvajtje të ndryshme në trafik”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.
Nga Policia, nuk kanë treguar se në cilat regjione ka pasur më shumë konfiskime të lejeve të vozitjes e po ashtu s’janë përgjigjur edhe se sa ka qenë gjoba më e lartë që është shqiptuar ndaj vozitësve