Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën, përjell InLajmi.
Hoxhaj tha se në dekadën e kaluar organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës.
Sipas tij kërkesa për përseritje të zgjedhjeve në veri paraqet kthim prapa për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën!/InLajmi/