Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për situatën në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke shpallur zgjedhje të reja.
Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore. Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit./InLajmi/