Rep-artisti Kosovar Arton Avdyli i njohur në publik si 2 Ton këtë të premte publikoi projektin e ri muzikor, përcjell InLajmi.
“I miss You” mban titullin projekti i ri muzikor i artistit i cili u kompletua edhe në aspektin visual.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj këngë është përkujdesur vet reperi ndërsa Nego është producent.
Ndryshe artisi para pak ditëve publikoi edhe albumin e ri muzikor. /InLajmi/