Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në Moldavi është takuar me zyrtarë rajonalë dhe evropianë, përcjell InLajmi.
Fillimisht, Vuçiq ka shkruar se pret “takime jo të lehta”, dhe se në takime do të diskutohet për zhvillimet dhe situatën në Kosovë dhe përpjekjet për t’u “kuptuar me ata që po e destabilizojnë situatën vazhdimisht”
“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe Serbia do të vazhdojë me politikën e saj serioze, e cila që nga fillimi e ka avokuar këtë në të gjithë rajonin. Në takimet me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz, si dhe me të gjithë bashkëbiseduesit e tjerë, do të diskutoj për zhvillimet dhe situatën në Kosovë dhe përpjekjet për ta kuptuar me ata që po e destabilizojnë situatën vazhdimisht, sepse ky është një problem serioz që nuk mund të zgjidhet lehtësisht. Shpresoj se së bashku do të arrijmë ta depërshkallëzojmë këtë situatë dhe të ruajmë paqen për të cilën të gjithë kemi nevojë”, ka shkruar Vuçiq. /InLajmi/
View this post on Instagram