Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 28.05.2023 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore. /InLajmi/