Të paktën 3 persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë, përfshirë turistë, u mbyt nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë, thonë mediat lokale, transmeton InLajmi.
Sipas njoftimeve, një person është ende i zhdukur.
Varka u përmbys mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona, thonë mediat italiane.
Shërbimi zjarrfikës i Italisë tha se 19 persona ishin të sigurt, por kërkimi vazhdon për të zhdukurit.
5 persona u dërguan në spital pasi u shpëtuan. Raporte të pakonfirmuara në mediat italiane thonë se pasagjerët e anijes ishin britanikë, italianë dhe izraelitë, shkruan BBC.
Attilio Fontana, president i rajonit të Lombardisë, tha se “incidenti shumë i rëndë” ishte për shkak të motit të keq. /InLajmi/