Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë dekada me periudha luftimesh dhe armëpushime, transmeton InLajmi.
Rusia nuk do të arrijë një fitore ushtarake në Ukrainë dhe forcat e Kievit nuk kanë gjasa të largojnë të gjitha trupat ruse nga territori i tyre në një kohë të shkurtër, ka thënë zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara.
“Kjo luftë, ushtarakisht, nuk do të fitohet nga Rusia. Thjesht nuk është kështu”, tha të enjten gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA.
Objektivat origjinale strategjike të Rusisë, duke përfshirë rrëzimin e qeverisë në Kiev, “nuk janë të arritshme ushtarakisht”, u tha Milley gazetarëve pas përfundimit të një takimi virtual të dhjetëra vendeve që janë anëtarë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, shkruan Aljazeera.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, një aleat kyç i presidentit Vladimir Putin, tha gjithashtu se lufta e Moskës në Ukrainë mund të vazhdojë për dekada. /InLajmi/