Një shtëpi në fshatin Cërnillë në Komunën e Ferizajt është përfshirë nga zjarri, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar, është përfshirë nga zjarri.
Dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Cërnillë 25.05.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar, është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore. /InLajmi/