Erza Muminoviq ka kaluar ka kaluar në rrethin e 2 të Grand Prix, që po mbahet në Austri.
E në xhiron e 2, Erza do të ketë punë me xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.
Ndërkaq, në kategorinë deri në 63 kilogramë do të garojë Laura Fazliu, e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të 2 do të ketë punë me fituesen e duelit Momo Tatsukawa – Sara Lisciani.
Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me 6 garues, shkruan lajmi.net
Krahas Erzës dhe Fazliut, në këtë garë po marrin pjesë edhe Flaka Loxha, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pushuar në këtë turne.