Presidentja e Kosovës në Ditën e Presidencës ka vizituar kopshtin ‘’Shtëpia Magjike’’ nga fshati Besi si dhe shkollën fillore ‘’Migjeni’’ nga fshati Stanoc i Epërm, përcjell InLajmi.
Osmani tha se fëmijë janë më të dashurit të cilët i dhanë edhe më shumë kuptim kësaj dite.
Me fëmijët e kopshtit ‘’Shtëpia Magjike’’ ajo ka provuar edhe muffins me vulën e Presidentit duke kaluar kështu një ditë me nxënësit e talentuar.
Postimi i plotë i saj:
Ditën e Presidentes e vazhduam me më të dashurit tanë – fëmijët.
Me fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” nga fshati Besi provuam muffins me vulën e Presidentit, ndërsa më pas, kabinetin tim e vizituan nxënësit e talentuar të shkollës fillore “Migjeni” nga fshati Stanoc i Epërm, të cilët i dhanë edhe më shumë kuptim kësaj dite./InLajmi/