Këtë të martë është gjetur trupi i pajetë i 4-vjeçarit, cili dje kishte rënë në kanalin e Ibër – Lepencit, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës në një deklaratë për InLajmin bëjnë të ditur se trupi i pajetë i viktimës ishte gjetur në fshatin Bukosh.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rreth orës 12:00, nga njësitet e kërkim shpëtimit në kanalin e Iber-lepencit në fshatin Bukosh është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës 4 vjeçar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore /InLajmi/