Ballkani ka mbrojtur titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka marrë fitoren më të rëndësishme duke fituar 2:0 ndaj Ferizaj.
Edvin Kuc dhe Meriton Korenica shënuan 2 golat më të rëndësishëm të sezonit.
Gola që i dhuruan titullin, kjo pasi Drita u mposht 1:0 nga Malisheva.
Gjilanasit nuk ia dolën ndaj Malishëvës.
Më këta të fundit që arritën të sigurojnë mbijetesën edhe për një vit.
Me fitoren sot Ballkani ka 72 pikë, 5 më shumë se Drita, teksa ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit, shkruan lajmi.net
Malisheva në anën tjetër pozicionohen në vendin e 6 me 43 pikë dhe Ferizaj në të 8 me 38 sosh