Në Ferizaj është duke u zhvilluar projekti “Duart flasin”, projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe komuna, përcjell InLajmi.
Ky projekt ka për qëllim mësimin e shenjave për personat që kanë probleme me dëgjimin dhe të folurit.
Në kuadër të këtij projekti, në vende të ndryshme të Ferizajt do të vendosen shenjat komunikuese, në mënyrë që mësimi i gjuhës së shenjave të jetë gjithëpërfshirës.
Projekti është duke u zhvilluar nga Aulon Gashi
Postimi i plotë i tij:
Është duke u zhvilluar projekti “Duart flasin”
Në kuadër të projektit “Komuna për të rinjtë”, financuar nga Banka Botërore si dhe Komunën e Ferizajt si bashkë financuese, është duke u zhvilluar projekti individual për të rinjtë i cili ka për qëllim mësimin e shenjave për kategorinë e personave që kanë probleme me dëgjimin dhe të folurit.
Ky projekt është duke u zhvilluar nga Aulona Gashi, dhe do vazhdoj deri ditën e hëne me ligjërata dhe pastaj do vendosen shenjat komunikuese nëpër vende të ndryshme të qytetit në mënyrë që mësimi i gjuhës së shenjave të jetë gjithëpërfshirës. /InLajmi/