Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e 5-të dhe vendimtare që e përcakton kampionin e Kosovën në basketboll.
Pas 2 çerekëve të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Peja po avancon 36:34 ndaj Trepçës.
Çereku i parë u mbyll me shifrat 21:17 në favor të Pejës, ndërsa Trepça u këndell në çerekun e 2-të duke krijuar epërsi prej 2 pikëve, respektivisht 17:15.
Më i miri i ndeshjes deri tani ishte Will Daniels i Trepçës me 10 pikë, 5 kërcime e një asistim, kurse te Peja më i dalluari ishte Jalen Tate me 10 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, shkruan Lajmi.net
Çereku i parë: 21-17 në favor të Pejës
Çereku i 2-të: 17:15 në favor të Trepçës
Pjesa e parë: 36:34 në favor të Pejës.