KB Trepça e zhvillon sot ndeshjen kryesore të edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Xehtarët” e zhvillojnë sonte ndeshjen e 5 finale kundër Pejës në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës në basketboll, njëherit takimi vendimtar për trofeun
“Minatorët” disa orë para ballafaqimit kanë publikuar në faqen zyrtare një postim motivues për tifozët, shkruan lajmi.net
Takimi në Mitrovicë nis nga ora 20:00.