Kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tropojës Egzon Bashkurti, ka reaguar në lidhje me fitoren historike të PS-së në këtë bash
Bashkurti tha se kandidati Rexhë Byberi, fitoi falë punës së bërë në krye të bashkisë gjatë 4 viteve që ai ishte në pushtet.
Kreu lokal i PS shtoi se Tropoja zgjodhi këtë herë zhvillimin dhe jo kandidatët politikë.
“Tropoja këtë radhë ka zgjedhur të ecë përpara me zhvillimin dhe padyshim suksesi ishte me fitoren tonë historike me kandidatin tonë Rexhë Byberi. Një njeri që për 4 vite vendosi në radhë të parë punën në Tropojë. Me mbështetjen e qeverisë u bë një punë shumë e mirë në Tropojë dhe Tropoja e vlerësoi këtë gjë”.
“Tropoja më në fund zgjodhi zhvillimin dhe jo figura politike që në vijimësi kanë marrë vota dhe kanë përdorur Tropojën për interesat e tyre politike. Tropoja zgjodhi zhvillimin”, tha Byberi, shkruan EuroNews.Albania.
Fitorja historike e PS-së u shoqërua me një festë të madhe nga simpatizantët e Partisë Socialiste.