Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove të komunave tash e 5 muaj, përcjell InLajmi
Sipas saj keto mjete kryesisht janë për projektet e planifikuara që kanë mbetur peng i shpalljes së tenderëve për shkak të bllokadës së mjeteve.
Ndryshe këto akuza të Bajramit vijnë pas deklarimeve të Kurtit ku tha se qeveria e tij ka ndarë 200 milionë euro më shumë për komunat sesa qeverisjet e kaluara.
Postimi i plotë i tij:
I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qerdhe e shtepi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër.
Kjo më së paku është hipokrizi! /InLajmi/

















