Mbrëmë ishte finalja e festivalit evropian Eurovizion 2023 ku përformuan shumë artistë nga evropa dhe jo vetëm, shkruan InLajmi.
Shqipëria u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi ku përfundoi në pozitën e 22-të në finalen e Eurovision 2023
Albina Kelmendi me familjen e saj mori në total 76 pikë, 17 prej tyre nga juria e 59 nga votat e publikut.
Reagimi I menjëhershëm erdhi nga bashkëshorti I Albinës ku akuzoi Eurovizionin se edhe kësaj radhe fitoi politika dhe jo arti.
Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare! Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare, krenar me ju deri në vdekje! Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni! /InLajmi/