Ka përfunduar finalja e 3-të të ‘Play-Offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça fitoi me një rikthim fenomenal 97 – 90 ndaj Pejës, duke çuar në 2:1 serinë e fitoreve.
Çereku i parë i takoi pejanëve me rezultat 19 – 21.
Të 2 ekipet treguan paraqitje fenomenale në ‘Minatori’.
Edhe çereku i 2-të ishte i zjarrtë, me lojën që zhvillohej sa në njërin kosh sa në tjetrin.
Çereku i 2-të gjithashtu u mbyll në të mirë të mysafirëve. 26 -23 përfundoi për Pejën.
Pjesa e 2-të gjithashtu ishte fenomenale, me ekipet që kërkonin fitore.
Peja e mbylli çerekun e 3-të me 6 pikë epërsi. 67-73, ishte rezultati final i atij çereku.
Në çerekun e fundit mitrovicasit treguan super-lojë në mbrojtje dhe në sulm duke rikthyer gjithçka në favor të tyre.
Ata madje në këtë çerek arritën të kalojnë në epërsi për herë të parë në këtë takim.
Kështu ndeshja u mbyll 97 -90 në të mirë të ekipit të Mitrovicës, shkruan Lajmi.net.
Më të mirët te vendasit ishin Drilon Hajrizi me 28 pikë e 7 kërcime dhe Mikaile Tmusic me 24 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, kurse më të mirët te mysafirët ishin Brad Waldow me 17 pikë e 5 kërcime dhe Devoe Joseph me 21 pikë