Drita nuk ka lejuar që titulli të shkojë në Skenderaj sonte, duke mposhtur ekipin e Ylli Kadriut në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, të mërkurën mbrëma.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante me plot kthesa në rezultat, ndërsa Skenderaj humbi mundësinë që të ngriste trofeun në Gjilan, me Dritën që tash ngushton disavantazhin në përballjet e këtyre finaleve në 2-1.
Ishin nikoqiret ato që e filluan më së miri takimin duke fituar 2 setet e parë me rezultate të ngushta, shkruan Lajmi.net.
Mirëpo, skenderajaset u rikthyen në 2 setet pasues, para se Drita të tregohej më efikase në setin e 5 për ta fituar dhe për ta çuar këtë finale në ndeshjen e 4.