Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të hënën ka pritur në takim homologu i tij austriak, Wolfgang Sobotka me të cilin kanë diskutuar situatën politike në vend dhe rajon si dhe për procesin e dialogut, raporton InLajmi.
Kryeparlamentari Konjufca në një konferencë të përbashkët me homologun austriak, komentoi shkarkimin e Ekipit Menaxhues të Asociacionit, për të cilin tha se Kosova e ka trashëguar në vendimmarrjen e qeverive të kaluara ndërsa theksoi se Rakiqi i kishte përzgjedhur anëtarët e këtij ekipi, në mënyrë që ata të ishin të përgjegjshëm para Serbisë.
“Kosova e ka trashëguar një vendimmarrje të qeverive të kaluara, që është caktimi i personave të ekipit menaxhues. Rakiqi i ka përzgjedhur anëtarët e ekipit menaxhues. Ai është kujdes që ata të jenë të përgjegjshëm para Serbisë, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe shkelje të betimit të deputetit”.
Gjithashtu ai tha se statuti i prezantuar për Asociacionin ishte i rregulluar sipas urdhrave të Serbisë dhe antikushtetues.
“Nëse e shihni statutin, ky statut që ata e prezantuan ishte sipas urdhrave të Serbisë dhe presidenti Vuçiq dhe kjo është antikushtetuese. Pikënisje duhet që të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës. Mendoj që nëse BE nuk mendo që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, unë mendoj që Kosova nuk ka çfarë të kërkoj në atë dialog. Kosovë është në dialog sepse beson në 2 principe, e para që dialogu është për njohje të ndërsjellët dhe çfarëdo rregullimi për serbët është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai. /InLajmi/