Parisi do të ndalojë skuterët elektrikë nga një shtatori, tha kryebashkiaku i kryeqytetit francez, pasi publiku votoi për t’i hequr ato nga rrugët, transmeton InLajmi.
Franca votoi me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet. Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.
Vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim.
Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm, shkruan Reuters.
Operatorët e skuterëve vunë në dukje pjesëmarrjen e ulët të votuesve dhe thanë se shpresonin që Hidalgo të kërkonte një kompromis. /InLajmi/