Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës i është kundërpërgjigjur kritikave të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahirit, raporton InLajmi.
Tahiri kritikoi Ministrinë për mungesë të strategjisë ndërsa Rizvanolli ia rikujtoi Tahirit se strategjia e energjisë është sjell në Kuvend vitin e kaluar ndërsa shtoi se po e njëjta strategji është miratuar më 8 mars.
“Shpenzime kapitale janë edhe ato në eficiencë të energjisë që janë realizuar në nivel 9 milionë euro gjatë 2 viteve të kaluara, e përmes të cilave janë rinovuar 70 shkolla, çerdhe, stacione zjarrfikësish, e ambulanta”, tha Rizvanolli.
Tutje, ajo u përgjigj edhe kritikave për shpenzimet kapitale, për të cilat iu drejtua Tahirit
“Ju përkujtoj se shpenzimet kapitale s’janë veç asfallt, por janë shpenzime në efiçencë të energjisë, të cilat janë realizuar gjatë 2 viteve të kaluara, e përmes të cilave janë renovuar 70 shkolla, stacione të zjarrfikësve, çerdhe e të tjera”./InLajmi/