Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj këtë të shtunë vizitoi familjet e dëshmorëve të fshatit Sllup të Deçanit, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se luftës për liri e çlirimin kombëtar ju bashkuan edhe djemtë e Sllupittë cilët sipas tij shkruan faqet me të lavdishme të historisë kombëtare.
Më tej ai tha se do i nderojnë gjithmonë të gjithë për sakrificën që kanë bërë për atdheun
Postimi i plotë i tij:
Vizitë familjeve të dëshmorëve të fshatit Sllup të Deçanit
Në fshatin Sllup të Deçanit sot vizitova familjet e dëshmorëve të këtij fshati të cilët ranë heroikisht në fushën e nderit më 23 prill të vitit 1998 dhe më 7 korrik 1998.
Luftës sonë për liri e çlirimin kombëtar ju bashkuan edhe djemtë e Sllupit të cilët shkruan faqet me të lavdishme të historisë sonë kombëtare.
Dëshmorë të Sllupit të rënë në altarin e lirisë janë:
– Beqë ( Binak ) Lokaj,
– Hajdar (Ramadan) Lokaj,
– Selmon (Brahim) Lokaj,
– Imer (Isuf) Lokaj,
– Tahir (Abaz) Mazrekaj,
– Bekim (Shefqet) Mazrekaj,
– Xhemajl (Sejd) Mazrekaj,
– Bekë (Sefer) Hadergjonaj, dhe
– Astrit (Xhafer) Hadergjonaj, të cilët ranë me 23 prill të vitit 1998 dhe,
– Agim (Abaz) Mazrekaj, i renë me 07 korrik të vitit 1998.
Ne do t’i nderojmë gjithmonë të gjithë për sakrificën që kanë bërë për atdheun.
Lavdi dëshmorëve të kombit! /InLajmi/